×
Politikë 18 qershor 2012
Presidenti i zgjedhur i Egjiptit do të gëzojë gjithë autoritetin dhe plotfuqishmëritë që i përkasin në postin e Kreut të vendit dhe ushtria nuk ka ndërmend të ndërhyjë në punën e tij.
Tema kryesore e bisedimeve të pritshme në mes të presidentëve të Rusisë dhe Amerikës do të jetë i ashtuquajturi “Ligji i Magnitskit”. Në rast të miratimit të tij qeveria amerikane fiton të drejtën për të ngrirë pasuritë e zyrtarëve qeveritarë, të cilët dyshohen prej saj për shkelje të të drejtave të njeriut.
Lëvizja egjiptiane "Vëllazëria Myslimane" deklaron se kandidati i saj presidencial Mohammed Mursi fitoi zgjedhjet presidenciale në vend.
“Njëzetëshja e Madhe” nuk duhet të shndërrohet në një tjetër klub elitar, i cili në mënyrë egoiste të kujdeset vetëm për anëtarët e vet. I gjithë kuptimi i aktivitetit të përbashkët konsiston në zhvillimin e rregullave të drejta për zhvillimin e qëndrueshëm të mbarë ekonomisë globale.
Në samitin e “G-20” në Los Cabos të Meksikës, i cili do të mbahet më 18-19 qershor, udhëheqësit e “Njëzetëshes së Madhe” do të diskutojnë perspektivat e zhvillimit të ekonomisë globale, reformën e sistemit monetar dhe financiar ndërkombëtar si dhe sigurinë ushqimore dhe problemet e ekologjisë.
Partia e djathtë centriste "Demokracia e Re" ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi. Për këtë dëshmojnë rezultatet përfundimtare të numërimit të votave.
Si rezultat i zgjedhjeve të fundit parlamentare, që u mbajtën në Francës të dielën e kaluar, Partia Socialiste fitoi shumicën absolute të vendeve në Kuvendin Kombëtar. Socialistët i siguruan vetes 313 nga 577 vendet ekzistuese në parlament.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme t
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Qershor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Qershor 2012
2
3
9
10
16
17
23
24
30