×
Politikë 6 qershor 2012
Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad emëroi Kryeministër të ri të vendit Riyad Hijad dhe e udhëzoi atë të formojë qeverinë e re, njofton televizioni shtetëror sirian.
Ish-Guverantori i shtetit Massachusets Mitt Romney shënoi ditën e martë fitoren në zgjedhjet paraprake për kandidat në postin e presidentit të SHBA nga Parta Republikane edhe në shtete të tjera – New Jersay, South Dakota, New Mexico dhe Montana.
Këshilli i Federatës së FR-së miratoi fill pas Dumës Shtetërore ligjin mbi rritjen e gjobave sa i përket mitingjeve. Tani gjobat maksimale për personat fizikë do të përbëjnë 300 mijë rubla (10 mijë dollarë), për personat në detyrë 600 mijë rubla (20 mijë dollarë) ndërsa për personat juridikë 1 milionë rubla (më shumë se 30 mijë dollarë). Këtë dokument për të hyrë në fuqi duhet ta nënshkruajë Presidenti Vladimir Putin.
Garantimi i sigurisë rajonale është tema kryesore e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH apo SCO) në Pekin. Ky problem do të diskutohet në përbërjen e rrethit të ngushtë të Kryetarëve të Shtetit të Rusisë, Kinës dhe 4 vendeve të tjera të Azisë Qendrore.
Duma Shtetërore miratoi në lexim të tretë projektligjin që rreptëson gjobat për shkeljet e ndryshme gjatë zhvillimit të mitingjeve të protestave.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Qershor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Qershor 2012
2
3
9
10
16
17
23
24
30