×
Politikë 22 maj 2012
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) Jukija Amano deklaroi ditën e martë se arriti marrëveshjen me Iranin për inspektimin e objekteve bërthamore iraniane, duke shtuar se dokumenti përkatës "do të nënshkruhet së shpejti".
Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit hodhi poshtë zyrtarisht informacionin e përhapur në media se në ishullin e Qipros do të dërgohen 20 mijë ushtarakë të forcave të destinacionit special izraelit (komandos).
Presidenti i Polonisë Bronisllav Komorovski mendon se situata e brendshme politike në Ukrainë përbën një kërcënim serioz për integrimin e saj evropian.
Duma Shtetërore do të shqyrtojë sot projektligjin, i cili parashikon rritjen shumëfish të gjobave për shkelje të ndryshme të ligjit gjatë zhvillimit të aktiviteteve të pasanksionuara masive.
Në Çikago përfundoi Samiti i 25-të i NATO-s, në të cilin morrën pjesë përfaqësues nga pothuajse 60 vende të botës. Në të u shpall mbi përfundimin e etapës së parë të krijimit të sistemit të mbrojtjes antiraket (MAR) në Evropë, që do të mundësojë kapjen e raketave të veçanta (të vetme). Fjalë bëhet faktikisht për bashkimin në një sistem unik të mjeteve të mbrojtjes antiraket të vendeve të NATO-s me luftanijet amerikane të pajisura me sistemet “Aegis”.
Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev paraqiti kërkesën për t'u pranuar në radhët e Partisë "Rusia e Bashkuar" («Единая Россия»). Vendimi për pranimin e Kryeministrit në "Rusinë e Bashkuar" (RB) mund të merret që sot.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2012
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2012
5
12
13
14
19
20
26
27