×
Politikë 15 maj 2012
François Hollande bëri betimin në ceremoninë e inaugurimit në Pallatin Elysee dhe hyri zyrtarisht në detyrën e Presidentit të Francës. Ai u bë socialisti i pari që zuri këtë post për 17 vitet e fundit.
NATO ndodhet në prag të reformave të mëdha. Në fund të kësaj jave në samitin e Çikagos mund të njoftohet për fillimin e reformës ndoshta më rrënjësore në historinë e Organizatës. Ajo do të prekë ushtritë e të gjitha vendeve anëtare të Aleancës, të cilat do të duhet të përshtaten me nevojat e Organizatës, ndërsa qeveritë do të duhet të koordinojnë buxhetet e veta ushtarake me selinë e bllokut ushtarak.
Përfaqësuesit e Iranit dhe ANEA-s për të dytën ditë me radhë po vazhdojnë takimin e tyre në Vjenë. Fakti i progresit në negociata është i paqartë ende. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) po përpiqet të arrijë aksesin nga Teherani në objektet e tij konkrete bërthamore.
Autoritetet e Kosovës mbështesin opozitën siriane dhe vendosën me të marrëdhënie diplomatike. Me një deklaratë të tillë doli Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj.
Në Irak mijëra të dënuar mbahen të ngujuar ilegalisht në burgjet, për mbylljen e të cilave autoritetet patën deklaruar që një vit më parë, njofton Organizata e Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut Human Rights Watch (HRW).
Sot Kryeministri rus Dimitri Medvediev i paraqiti Presidentit Vladimir Putin propozimet në lidhje me përbërjen dhe strukturën e qeverisë së re. Emrat e ministrave të rinj të Kabinetit tani për tani nuk janë shpallur, por Vladimir Putin tashmë deklaroi se që nesër do të fillojnë konsultimet me kandidatët për postet në qeverinë e re.
Gjykata e Lartë e Specializuar e Ukrainës në Kiev shtyu deri në 26 qershor shqyrtimin e kasacionit të aktdënimit të ish-Kryeministres Julia Timoshenko.
Sot në Francë do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Presidentit të ri. Nicolas Sarkozy do t’i dorëzojë plotfuqishmëritë Kryetarit të ri të shtetit François Hollande.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2012
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2012
5
12
13
14
19
20
26
27