Në Belgjikë është përgatitur një proces gjyqësor kundër Mihaill Saakashvilit. Presidentin e Gjeorgjisë, në bazë të padisë së ngritur kundër tij nga aktivistët e të drejtave të njeriut, që u detyruan të marrin arratinë nga vendi, do ta gjykojnë për krime kundër njerëzimit, manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2007 dhe provokimin e luftës me Rusinë në gusht të vitit 2008.