×
Politikë 10 maj 2012
Presidenti Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e “G-8” në Camp David. Në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Barack Obama Presidenti rus e shpjegoi mungesën e vet në samitin e ardhshëm me faktin, se në ditët e këtij evenimenti - 18-19 maj - ai do të jetë i zënë me formimin e qeverisë. Rusinë në takimin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të “G-8” do ta përfaqësojë Kryeministri Dimitri Medvediev.
“Ndryshimet - sot!” - i premtoi Francës François Hollande, i cili fitoi në zgjedhjet presidenciale të 6 majit. Dhe jo vetëm në sferën e politikës sociale dhe politikës së të rinjve, por dhe në marrëdhëniet me botën e jashtme, shtoi ai. Se cilat premtime do të mund të implementojë në jetë Presidenti i ri i Republikës së Pestë dhe cilat do të mbeten vetëm slogane zgjedhore, po diskutohen tani aktivisht nga ekspertët rusë dhe të huaj.
Zgjedhjet parlamentare, të Kuvendit Popullor, po mbahen sot në Algjeri. Për 462 mandate deputetësh po luftojnë përfaqësuesit e 44 partive politike dhe disa kandidatë të pavarur.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg refuzoi t’i ndalojë qeveris
Udhëheqësi i koalicionit të majtë radikal grek "SYRIZA" Alexis Tsipras e refuzoi mandatin për formimin e qeverisë, njofton Agjencia franceze e lajmeve (Agence France-Presse).
Presidenti amerikan bëri thirrje për legalizimin e martesave mes personave të një seksi
Gjykata Administrative e Egjiptit mori vendimin për pezullimin e zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale të planifikuara për në 23-24 maj. Përveç kësaj, në Gjykatën Kushtetuese do të paraqiten amendamentet e miratuara nga parlamenti në Ligjin për të Drejtat politike.
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi homologun e tij amerikan Barack Obama, gjatë bisedës telefonike me të, se nuk do të marrë pjesë personalisht në samitin e vendeve të “Tetëshes së Madhe” që do të mbahet më 18-19 maj në Camp David.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2012
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2012
5
12
13
14
19
20
26
27