×
Politikë

Çështjen e përdorimit të forcave të armatosura të Rusisë jashtë vendit e vendos Presidenti, ndërsa asnjë vendim të tillë tani për tani ai nuk ka marrë, njoftoi Zëdhënësi i Kryetarit të shtetit Dimitri Peskov (Dmitry Peskov).

Njëri nga krerët e opozitës ukrainase, Vitali Kliçko (Vitali Klitschko), i bëri thirrje Parlamentit të Ukrainës për mobilizimin e ushtrisë pasi Këshilli i Federatës i Rusisë miratoi vendimin për të përdorur forcat e armatosura në territorin e Ukrainës.

Viktor Janukoviç mbështet apelin e autoriteteve të Krimesë drejtuar Presidentit të Rusisë Vladimir Putin për dhënien e ndihmës dhe mbrojtjen e banorëve të Krimesë, deklaroi Kryetari i Komitetit të Këshillit të Federatës për Legjislacionin Kushtetues, Andrei Klishas (Andrey Klishas).

Këshilli i Federatës (Dhoma e Lartë e Parlamentit) sot dha një përgjigje pozitive ndaj apelit të Presidentit Vladimir Putin për të lejuar përdorimin e forcave të armatosura të Federatës Ruse në territorin e Ukrainës deri në normalizimin e situatës politiko-shoqërore në këtë vend.

Këshilli i Federatës (Dhoma e Lartë e Parlamentit) i Rusisë ka filluar mbledhjen e jashtëzakonshme për situatën në Ukrainë. Në rendin e ditës të senatorëve rusë është çështja e lejimit të përdorimit të forcave të armatosura ruse në territorin e Ukrainës.

Pjesëmarrësit e aksionit kanë shpalosur një flamur të madh shumë metërsh rus. Kolona e mitinguesve parakaloi nëpër të gjitha rrugët kryesore të qytetit. Pikë përfundimtare ndalimi parakaluesit nuk kanë piketuar.

Ditën e premte, më 28 shkurt, militantët i kanë nënshtruar zjarrit me minahedhës lagjet rezidenciale të Damaskut. Prej ciflave të predhave u plagosën 18 vetë, duke përfshirë tetë gra dhe pesë fëmijë.

Në qendër të Harkovit ukrainas, ku po mbahet tubimi në mbrojtje të qytetit, demonstruesit me prirje pro-ruse çanë rrugën drejt Sheshit të Lirisë ku janë të vendosura ndërtesat e administratës rajonale.

Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin iu drejtua Këshillit të Federatës (Dhoma e Lartë e Parlamentit) për leje për të përdorur forcat e armatosura të Rusisë në territorin e Krimesë.

Shërbimi Kufitar Shtetëror i Ukrainës "po merr masa të jashtëzakonshme për të parandaluar uzurpimin e territorit të repartit të Mbrojtjes Detare dhe detashmentit të anijeve e motoskafëve ushtarakë" në Sevastopol.

I Ngarkuari i përkohshëm me plotfuqishmëritë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrei Deshica (Andriy Deshchytsia), deklaroi mbi domosdoshmërinë e fillimit të dialogut me Rusinë për zgjidhjen e situatën aktuale rreth Republikës Autonome të Krimesë.

Autoritetet e Krimesë kanë filluar bashkëpunimin me Flotën ruse të Detit të Zi për ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e objekteve me rëndësi jetike të autonomisë.

Federata Ruse nuk do të lërë pa vemendje mesazhin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Krimesë, Sergei Aksenov, drejtuar Presidentit rus Vladimir Putin për të ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe qetësisë në territorin e republikës autonome ukrainase, deklaruan në administratën e Kremlinit.

Kreu i degës afgane të "Al-Qaeda" Farouk al-Qahtani më 28 shkurt deklaroi se ka ndërmend t’i rikthejë organizatës së vet ndikimin e mëparshëm në Afganistan, njoftojnë mediat.

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës i ka dorëzuar një notë proteste Rusisë në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore dhe mosrespektimin e kushteve të qëndrimit të Flotës ruse të Detit të Zi në territorin e vendit, njoftohet në faqen e Internetit të ministrisë.

Rusia, Ukraina, MPJ, notë proteste, Flota e Detit të Zi

Kryeministri i Krimesë Sergei Aksenov të shtunën në mëngjes doli me një mesazh të jashtëzakonshëm. Në të ai iu drejtua Presidentit të Rusisë Vladimir Putin me kërkesën për ndihmë në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në territorin e republikës autonome.

"Unë asnjëherë nuk i kam dhënë kurrëfarë urdhërash policisë për të qëlluar. Policia, ju e dini fort mirë, ishte e paarmatosur deri në momentin e fundit. Kur u bë krejtësisht real kërcënimi me vdekje për ta, kur mbi efektivët e ruajtjes së rendit nisën të qëllonin me armë, atëherë policia filloi të armatoset", - deklaroi Viktor Janukoviç në konferencën për shtyp në Rostov-mbi-Don.

Viktor Janukoviç deklaroi të premten, në konferencën për shtyp në Rostov-mbi-Don, se nuk do ta njohë kurrë vendimin e Parlamentit të Ukrainës për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të shtetit.

Ukraina duhet të mbetet e bashkuar dhe e pandashme, deklaroi Viktor Janukoviç sot gjatë konferencës për shtyp në Rostov-mbi-Don.

Viktor Janukoviç deklaroi se në qytetin rus Rostov-mbi-Don ndodhet tek miku i vet dhe se shpreson të marrë atje një strehim të përkohshëm.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2016
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2016
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31