0Për zhgënjim të italianëve në Torino nuk do të marrin pjesë në këtë kampionat shumë nga triumfuesit e Olimpiadës së Vankuverit: amerikani Evan Lysacek, rusi Eugjeni Plushenko, çifti i patinatorëve rusë Oksana Domina dhe Maksim Shabalin. Më shumë shanse për fitore ka çifti rus Aleksandër Smirnov dhe Yuko Kavaguçi. Kampionati do të transmetohet nga televizioni shtetëror italian "RAI" si dhe nga 20 kompani të tjera televizive të vendeve të ndryshme.