Kampioni i Olimpiadës-2006 në patinazhin artistik në akull Eugjeni Plushenko, i cili të premten nuk mundi dot të mbronte titullin e vet në Lojrat Dimërore Olimpike -2010, që po zhvillohen në Vankuver, zuri vendin e dytë në debutimin individual për meshkuj. Në lidhje me këtë patinatori i talentuar nuk e përjashton faktin që mund dhe të largohet nga sporti. Eugjeni Plushenko kryesoi pas fitores në programin e shkurtër, por në programin e lirë atë e parakaloi amerikani Evan Lysacek. Zotërues i medaljes së bronzit u bë japonezi Dajsuke Takahasi. Evan Lysacek demonstroi një debutim të shkëlqyer edhe pse nuk mundi dot të realizonte kërcimin me katër rrotullime.  Eugjeni Plushenko filloi me kaskadën e  "piruetës së katërt, pastaj piruetës së tretë" radhazi, megjithëse në fillim u deklarua vetëm për realizimin e fugurës së quajtur kaskadë me tre rrotullime në ajër. Gjatë debutimit, ai gjithashtu bëri një korrigjim, por numrin më të madh të pikëve patinatori rus e humbi gjatë realizimit të rrugëzave të hapave dhe rrotullimeve. Medalja e artë e Eugjeni Plushenkos ishte e katërta e fituar nga skuadra kombëtare e Rusisë, e cila merr pjesë në Olimpiadën në Vankuver. Në vigjilje, skiatorët rusë Nikita Krjukov dhe Aleksandër Panzhinski zunë vendin e parë dhe të dytë në garat e sprintit  individual me ski. Medaljen e bronzit e fitoi patinatori Ivan Skobrev në garat me distancë 5000 metra.