Me fitoren e shkëlqyer të sportistit rus përfunduan garat e skive në Vankuver. Sportistët rusë i sollën skuadrës përfaqësuese medaljet e para, të artë dhe të argjendtë. Krjukov dhe Panzhinski ftuan në distancën 1,6 km me kohë 3 minuta e 36,3 sekonda. Panzhiski që në fillim të garës zuri vendin e liderit, kurse Krjukov vraponte pas tij. Kur dolën në finish ata ishin fare pranë njëri-tjetrit dhe Krjukov vetëm pak më parë se rivali i tij arriti në finish. Nikita Krjukov u bë kampion olimpik në garat individuale të skive, Aleksandër Panzhinski u rendit në vendin e dytë dhe fitoi medaljen e argjendtë. Aktualisht rusët kanë fituar tre medalje, të artë, të agjendtë dhe të bronztë.