×
Foto Shkurt 2014

Të hënën në Moskë starton festivali "Maslenica e gjerë", në kuadër të të cilit do të zhvillohen më shumë se 500 aktivitete të ndryshme.

Pas trazirave në Kiev për ndihmë mjekësore u drejtuan në institucionet përkatëse 445 persona, njoftohet në faqen e Internetit të Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.

Në Shën Petersburg u realizua rikonstruktimi historik i betejës në majën 3234, e cila u zhvillua nga 7 deri në 8 janar të vitit 1988. Këtë lartësi e mbrojtën me vetëmohim 39 ushtarë sovjetikë.

Skiatorja norvegjeze Marit Bjoergen u bë fituese e Lojrave Olimpike Dimërore 2014 në disiplinën e skiathlon. Medaljen e argjendtë e meritoi suedezja Charlotte Kalla, kurse atë të bronzit norvegjezia Heidi Weng.

Kampioni i parë i Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi u bë amerikani Sage Kotsenburg. Medaljen e argjendit e meritoi norvegjezi Staale Sandbech, ndërsa atë të bronzit kanadezi Mark Mcmorris.

Fiks në 20:14 me orën e Moskës në stadiumin "Fisht" në Soçi filloi ceremonia e hapjes së Olimpiadës së XXII Dimërore. Ora 20 e 14 minuta nuk është zgjedhur rastësisht, ajo simbolizon vitin e mbajtjes së Lojrave të para Olimpike Dimërore në historinë e Rusisë.

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi leopardin brenda në kafaz dhe përkëdheli grabitqarin e bukur. Kryetari i shtetit arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me kafshën, ndërsa disa gazetarë nuk e bënë dot këtë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
1
2
3
5
6
9
10
11
12
13
14
15
16
17
19
21
22
23
25
26
27
28