×
Foto Janar 2014

Për një kohë të gjatë qindra njerëz nga skaje të ndryshme të Rusisë kanë synuar për të dhënë me vetëmohim kontributin e tyre në përgatitjen e Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi për ta bërë festën kryesore dimërore të vitit 2014 sa më të larmishme dhe të paharrueshme.

Në Shën Petersburg u zhvillua prova gjenerale e paradës për nder të përvjetorit të 70-të të heqjes së plotë të bllokadës. Në motin e acartë me temperaturë -10 gradë në Shëtitoren e Nepokorennih (Shëtitorja e të Pamposhturve) parakaluan pjesëmarrësit e paradës të veshur me uniforma ceremoniale dhe historike.

Në Detin Mesdhe hyri skuadroni i anijeve aeroplanmbajtëse të Flotës Veriore të Rusisë, të cilin e prin kryqëzori i rëndë aeroplanmbajtës "Admiral Kuznjecov" (russ. "Адмирал Кузнецов").

Ujërat e smeraldta të Detit të Karaibeve ruajnë shumë mrekulli dhe mistere. Një prej tyre është ishulli i vogël i Saint-Barthélémy, të cilin shpesh e quajnë "ishulli i milionerëve".

Ekspozita e kimonove unikale të mjeshtrit të shquar tekstilist japonez Itika Kubota (jap. 久保田 一竹) është hapur në Sallën Qendrore të Ekspozitave të kryeqytetit rus "Manezh".

Mijëra rusë u mblodhën në rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve të tyre për të festuar Vitin e Ri 2014 - vetëm në qendër të Moskës e pritën ardhjen e Vitit të Ri me festime të shumëllojshme dhe shëtitje popullore rreth 50.000 njerëz.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
2
3
4
5
6
7
8
9
11
12
14
15
16
18
19
20
21
22
23
24
26
27
28
30
31