×
Foto Dhjetor 2013

Dy komplete regjimentesh të komplekseve raketore të mbrojtjes kundërajrore S-400 "Triumf" (russ. С-400 "Триумф") iu dorëzuan Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë në poligonin Kapustin Jar të rajonit të Astrahanit, njoftuan të enjten në shërbimin për shtyp të Holdingut "Almaz-Antej" ("Алмаз-Антей").

Në një nga sallat më të mëdha ekspozuese në Moskë u hap ekspozita e fotografive të natyrës së egër.

Shumica e të krishterëve në mbarë botën sot kremton evenimentin kryesor fetar -  festën e ndritur të Lindjes së Krishtit

Në Kremlinin e Moskës filloi të ngriçojë me gjithë madhështinë dhe bukurinë e vet Pema kryesore e Vitit të Ri e Rusisë.

Më 23 dhjetor në moshën 95-vjeçare ndërroi jetë konstruktori i shquar i armëve Mihaill Kallashnikov (Mikhail Kallashnikov), krijuesi i automatikut më të famshëm në botë ("Kallashnikov" - shkurtimisht "AK"). Sot modifikimet e shumëllojshme të legjendarit "AK-47" janë në shërbim të ushtrive të më shumë se 50 vendeve.

Në Egjipt ndodhi një shpërthim i fuqishëm para godinës së një stacioni policie në qytetin e Mansoura, në veri të Kajros. Si rezultat, janë vrarë të paktën 14 njerëz, më shumë se 100 të tjerë janë plagosur.

Kryeqyteti i Rusisë është duke u përgatitur për të mirëpritur Vitin e Ri dhe Krishtlindjet (në Rusi Krishtlindjet festohen më 7 janar, sipas Kalendarit Julian).

Në Shën Petersburg u mbajt premiera botërore e musical-it të parë në histori në formatin 3D të Pola Negri, dedikuar jetën dhe krijimtarisë së aktores së Hollivudit të filmit pa zë Pola Negri. Musical-in spektatorët e ndjekin në sallë me ndihmën e syzeve speciale. Gjithsej në këtë shfaqje janë përshirë 43 aktorë të vërtetë dhe 100 aktorë virtualë.

Vendosja e komplekseve raketore "Iskander" në rajonin e Kaliningradit, marrëdhëniet e ndërsjellta me Ukrainën, nismat ndërkombëtare të Moskës, programi bërthamor iranian, fati i mëtejshëm i Edward Snowden. Këto dhe dhjetra tema të tjera u komentuan hollësish dhe mjaft gjerësisht nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin gjatë konferencës së nëntë të madhe për shtyp, e cila u mbajt më 19 dhjetor në Moskë.

Në Rusi kanë zgjedhur "Miss këmbët më të gjata", e cila u bë studentja 18-vjeçare nga qyteti Kuibishev i qarkut të Novosibirsk Anastasia Strashevskaja, njoftohet në faqen zyrtare të "Miss Rusia", në të cilën dhe u zhvillua Internet votimi.

Më 7 dhjetor në Moskë u hap ekspozita kushtuar lodrave të gdhendura tradicionale prej druri të fshatit Bogorodskoje. Këto lodra bëhen prej lloje drurësh të butë tashmë që prej 300 vjetësh në qytetin periferik të Moskës - Sergiev Posad.

Tregu i gjërave të vjetra dhe të lira (angl. flea market) "Në pritje të Krishtlindjeve" u hap në Moskë. Për katër ditë, nga 12-15 dhjetor, të gjithë ata që dëshirojnë do të kenë mundësi të blejnë lodra të vjetra, zbukurime të kohërave të hershme për Pemën e Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve, bizhuteri si dhe suvenire të bëra në mënyrë artizanale (me dorë).

Në Republikën Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) u ekzekutua Jang Sung-Taek, i cili deri kohët e fundit ka mbajtur postin e Zëvendës Kryetarit të Komitetit Shtetëror të Mbrojtjes, që ishte xhaxhai i Udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-Yun dhe konsiderohej si një nga figurat politike më me ndikim në vend.

Në kryeqytetin e Ukrainës policia po përpiqet të spostojë protestuesit nga rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit. Sipas deklaratës së autoriteteve, qëllimi i këtyre veprimeve nuk është aspak shpërndarja e demonstruesve, por lirimi i karrexhatës. Deri tani efektivët e forcave të zbatimit të ligjit nuk po arrijnë dot të çajnë kordonin e protestuesve.

Në Varshavë të martën filloi takimi dy-ditor i Bordit Mbikëqyrës të Forumit Ndërkombëtar të Luksemburgut për parandalimin katastrofës bërthamore.

Në Kiev pjesëmarrësit e "EvroMajdanit" kanë bllokuar gjithë rajonin e godinave qeveritare: janë ngritur barrikada rreth ndërtesave të Kabinetit të ministrave, Administratës presidenciale, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Verhovna Rada (Parlamentit). Protestuesit rrëzuan nga piedestali statujën e Leninit në qendër të qytetit, zhgarravitën memorialin e ngritur për nder të pjesëmarrësve të Kryengritjes së vitit 1918 si dhe bastisën e shkatërruan një dyqan.

Në Tajlandë, pas një ndërprerje të shkurtër për shkak të festimit të ditëlindjes së Mbretit, rifilluar protestat kundër autoriteteve qeverisëse të vendit.

Ushtarët e trupave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të pajisura me të gjitha veshjet dhe mjetet e nevojshme, dhe oficerët e shërbimit special të policisë "Berkut" kanë bllokuar tani Sheshin e Pavarësisë (Sheshin e Majdanit).

Viktima të ciklonit të fuqishëm, që goditi disa vende të Evropës veriore, u bënë pesë persona.

Nelson Mandela ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Johanesburg. Ai ka qenë Presidenti i parë afroamerikan i Afrikës së Jugut. Nelson Mandela, luftëtari më i famshëm dhe më i paepur kundër regjimit të Aparteidit në Afrikën e Jugut, nuk arriti të jetonte deri në përvjetorin e vet të 95-të vetëm për pak javë. Edhe pse ai dha dorëheqjen si President i Afrikës së Jugut 14 vjet më parë, pikërisht Mandela konsiderohej deri më tani si "ndërgjegjja e kombit".

Në pjesën qendrore të SHBA-së kanë vërshuar reshje të mëdha dëbore që i solli me vete nga veriu cikloni i akullt arktik.

Kryeministrit të Rusisë, Dimitri Medvediev, i paraqitën smartphone e parë rus të prodhuar nga korporata shtetërore "Rosteh".

Protestat në qendër të Kievit nuk po rreshtin. Përfaqësuesit e opozitës kërkojnë me këmbëngulje dorëheqjen e qeverisë. Ndërkohë, nga kryeqyteti ukrainas për në Bruksel dhe Moskë po nisen për negociata dy delegacione zyrtare. Sipas fjalëve të Kryeministrit Mykola Azarov, Ukraina shpreson të merret vesh me BE-në mbi kushte të favorshme për vendin. Megjithatë, ai theksoi se Kievi ka për qëllim gjithashtu "forcimin e partneritetit strategjik me Federatën Ruse".

Qeveria dhe opozita e Tajlandës ranë dakord të ndalojnë konfrontimin mes tyre për disa ditë.

Sot në mëngjes drejt godinës së Verhovna Rada, ku do të diskutohet kërkesa e opozitës për dorëheqjen e qeverisë, do të marshojnë disa mijëra njerëz nga Sheshi i Pavarësisë (Majdani).

Pablo Picasso, Francis Bacon, Richard Prince, Jeff Koons, Banksy, Tracey Emin ... Veprat e piktorëve bashkëkohorë më të njohur në botë gjithkush që dëshiron mund t’i shohë në Muzeun Multimedia Art të Moskës.

Në ditën e parë të dhjetorit pranë mureve të Kremlinit u hap Panairi i Krishtlindjeve.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
12
14
15
16
21
22
27
28
29
30
31