×
Foto Tetor 2013

Forumi "Inovacionet e hapura" tashmë që në vitin e dytë të ekzistencës së tij u shndërrua me të vërtetë në global, deklaroi në një intervistë ekskluzive për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Zëvendëskryeministri i vendit, Arkadi Dvorkoviç, dhe prova më e mirë e kësaj është pjesëmarrja aktive në forum e kompanive të huaja dhe të rajoneve të Rusisë.

Uragani "Shën Juda", i cili shkaktoi kolaps të transportit në Evropë dhe mori jetën e së paku 13 vetëve, vërshoi tani mbi territorin e Rusisë. Në pesë rajone të Rusisë Veriperëndimore dhe Qendrore pa dritë mbetën rreth 70.000 banorë. Në Shën Petersburg janë përmbytur disa rrugë.

Kanë mbetur pikërisht 100 ditë deri në momentin e fillimit të Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi. Kjo datë do të shënohet me zhvillimin e Festivalit mbarërus të Sportit. Sportëdashësit në qytete të ndryshme të vendit do të vendosen në formën e unazave olimpike, kurse Banka Qendrore e Rusisë (Centrobank) do të lëshojë në qarkullim kartëmonedhën përkujtimore me vlerë 100 rubla.

Olimpiada Dimërore e vitit 2014 në Soçi ka marrë tani në dispozicion të vet edhe një objekt tjetër. Më 28 tetor u vu në shfrytëzim stacioni i ri hekurudhor "Adler", i cili është ndërtuar me përdorimin teknologjive më të fundit dhe në përputhje me kërkesat më të rrepta të sigurisë.

Kryeqyteti i Rusisë për herë të parë po pret njërin prej konkurseve më prestigjioze ndërkombëtare të bukurisë. Të gjitha pjesëmarrëset e tij mbërritën në Moskë 2 javë para zhvillimit të finales së konkursit "Miss Universe 2013". Për bukuroshet u organizua një ekskursion në Kremlin, në Sheshin e Kuq dhe vajtja në Teatrin Bolshoi.

Kandidati për presidencën e Gjeorgjisë nga koalicioni qeverisës "Ëndrra gjeorgjiane" Georgi Margvellashvili ka grumbulluar 62.16% të votave pas numërimit të fletëve të votimit në 85% të qendrave të votimit.

Për herë të parë për 60 vitet e ekzistencës së tij konkursi më prestigjioz i bukurisë do të mbahet në Rusi. Konkursi në fjalë do të zhvillohet në dy etapa: në 5 nëntor do të mbahet gjysmë-finalja e tij, ndërsa më 9 nëntor - finalja, e cila do të transmetohet direkt në 190 vende të botës.

Zjarri olimpik për herë të parë në historinë botërore mbërriti në Polin e Veriut.

Në poligonin e trajnimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bjellorusisë përfundoi testimi kualifikues për të drejtën e mbajtjes së "Beretës së kuqe".

Më 22 tetor në territorin e Qendrës Mbarëruse të Panaireve (në verilindje të Moskës) u hap Forumi i 7-të Ndërkombëtar dhe Ekspozita e teknikës së aparateve fluturuese pa pilot, mjeteve të lundrimit dhe komunikimit "Komplekset pa pilot të destinuara për shumë qëllime".

Në sallonin e një autobusi pasagjerësh në Vollgograd, ku si rezultat i shpërthimit humbën jetën të paktën 6 vetë, u vu në funksionim një bombë, njofton Komiteti Kombëtar Anti-terrorist i Rusisë. 

200-vjetori i Betejës së Kombeve që u zhvillua në afërsi të Leipzig-ut u festua dje nga 6000 mijë njerëz me një rindërtim masiv të saj.

Në aeroportin "Vnukovo" të Moskës u ul aeroplani, në bordin e të cilit nga Tjumeni u soll lejleku i bardhë me emrin Voron (që i përkthyer nga rusishtja do të thotë Korb). Ky është një nga ata lejlekë, të cilët një vit më parë i lëshoi për fluturimin e tyre të parë Vladimir Putin.

Leipzig kremton 200 vjetorin e Betejës së Kombeve. Në tetor të vitit 1813 u kapërthyen në betejën e përgjakshme luftëtarët rusë, prusianë, austriakë, suedezë, nga njëra anë, dhe trupat franceze, polake e italiane nga ana tjetër.

Nga fundi i liqenit Çebarkul (Chebarkul) u ngrit në sipërfaqe fragmenti më i madh i gjetur deri më sot i trupit të gurtë. Zhytësit dhe ekspertët sugjerojnë se ky është një fragment i meteoritit të Çebarkulit. Trupi qiellor shpërtheu mbi kryeqytetin e Uraleve Jugore më 15 shkurt të vitit 2013.

Në Kamçatkë u regjistrua një tjetër emetim hiri nga krateri i vullkanit Kluçevskoj.

Zjarrfikësit e qytetit të Phuket (Tajlandë) po luftojnë me zjarrin në një supermarket të madh, një re tymi është ngritur në qiell në një lartësi prej 1 km, njoftuan mediat lokale.

Në Dumën Shtetërore të Federatës Ruse u zhvillua ceremonia e hapjes së ekspozitës fotografike të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" nën titullin "Këtu transmeton "Zëri i Rusisë". Ajo do të zgjasë deri në 18 tetor të vitit 2013.

Në qytetin e Ekaterinburgut, i cili është përfshirë në konkurrencën për të drejtën e pritjes së Ekspozitës Universale Botërore Expo 2020, u përmblodhën rezultatet e konkursit të fotografive "Unë jam pro Expo në Ekaterinburg".

Këtë vit kremtohet 200 vjetori i fushatave ushtarake të Ushtrisë Ruse jashtë territorit të vendit. Këto ngjarje kanë lënë pas një trashëgimi të pasur kulturore.

Këtë vit u mbushën plot 200 vjet që nga koha e fushatave ushtarake jashtë kufijve të vendit të Ushtrisë Ruse në periudhën e viteve 1813-1814. Anëtarët e klubeve të historisë ushtarake të vendit po rikrijojnë me entuziazëm betejat e 200 viteve të shkuara.

I impresionuar dhe i befasuar nga trimëria dhe vetëmohimi i ushtarakëve rusë në betejën e vitit 1813 pranë Kulm (qytet ky në territorin aktual të Republikës Çeke), Mbreti prusian Friedrich Wilhelm III vendosi të themelojë për ta një dekoratë të veçantë - Kryqin e Kulm-it.

Në vitin 2012 Rusia kremtoi jubileun 200 vjeçar të shpartallimit të ushtrisë franceze të Napoleon Bonaparte. Në nder të kësaj ngjarjeje Banka e Rusisë gdhendi dhe hodhi në qarkullim një seri speciale të monedhave rubla.

Stafeta e Pishtarit me zjarrin olimpik ka hyrë në një fazë të re. Nga Murmansku startoi një ekspeditë unikale - akullthyesja bërthamore ruse "50 vjet të Fitores" do ta dërgojë zjarrin olimpik në Polin e Veriut. Nga porti i Murmanskut akullthyesjen e përcolli korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Gregori Milenin.

Myslimanët u mblodhën me rastin e Kurban Bajramit në xhaminë qendrore të Moskës, ku ka filluar lutja me rastin e festës.

Në territorin e bazës së frutave dhe perimeve në rajonin Biruljovo Perëndimore të Moskës prej oficerëve të zbatimit të ligjit janë arrestuar rreth 1.200 vetë. Të ndaluarit janë dërguar në rajonet policore të kryeqytetit rus. Të gjithë ata janë të dyshuar për përfshirje në krime.

Sot u bë e ditur mbi dorëzimin atij edhe të një çmimi tjetër - nga Shoqata me emrin Sam Adams.

Ylli i Hollywood-it Steven Seagal erdhi me një vizitë në Moskë. Aktori i famshëm mbërriti në kryeqytetin rus për pjesëmarrje në ekspozitën e 10-të jubilare ndërkombëtare "Armët dhe gjuetia".

Në kryeqytetin gjerman nga 9 deri më 20 tetor do të zhvillohet Festivali i famshëm i Dritave (Festival of Lights). Mysafirët e Festivalit i presin spektakle të vërteta mjaft impresionuese dritash, koncerte jazz dhe fishekzjarre të mrekullueshme.

Në Muzeun e Artit Multimediatik të Moskës u ekspozuan fotografitë e bëra nga regjisori rus Fjodor Bondarçuk gjatë kohës së xhirimit të filmit "Stalingradi".

Në Moskë filloi faza e parë e stafetës së pishtarit olimpik nëpër Rusi. Në ditën e parë të maratonës - 7 tetor - flaka sportive kaloi nëpër rrugët kryesore dhe vendet më të famshme të kryeqytetit rus. Gjatësia totale e rrugës ishte 33 kilometra dhe pishtari me simbolin e Olimpiadës kaloi nëpër duart e 204 pishtarëmbajtësve.

Më 7 tetor Vladimir Putin feston ditëlindjen e tij të 61-të. Ne ju ofrojmë të kujtoni vitin e kaluar të jetës së Liderit të Rusisë në fotografitë më të gjalla të tij.

Të paktën 50 persona humbën jetën në Egjipt gjatë përleshjeve midis forcave të sigurisë dhe mbështetësve të presidentit të rrëzuar nga pushteti Mohammed Mursi.

Në Rusi kujtojnë ngjarjet e përgjakshme të 3-4 tetorit të vitit 1993. Atëherë si rezultat i përleshjeve të kundërshtarëve dhe përkrahësive të qeverisë së re humbën jetën rreth 200 persona.

Greenwich Royal Observatory (Observatori Mbretëror i Greenwich) ka përzgjedhur fotografitë më të mira të qiellit me yje. Konkursi zhvillohet për të pestën herë.

Të hënën në mbrëmje në Universitetin e Berkeley në Kaliforni buçiti një shpërthim.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
3
5
6
12
13
19
20
23
26
27