×
Foto Shtator 2013

Në rajonin e Çeljabinskut të Rusisë vazhdojnë punët për nxjerrjen e meteoritit. Një pjesë e trupit qiellor, i cili shpërtheu mbi Çeljabinsk në shkurt të këtij viti, ra ​​në liqenin pranë qendrës së banuar Çebarkull. Zhytësit kanë arritur të ngrejnë disa fragmente. Pesha e fragmentit më të madh rezulton në rreth 5 kilogramë. Ekspertët janë të bindur se në fund të liqenit ka edhe disa fragmente të tjera.

Nga kozmodromi Bajkonur (Kazakistan) u realizua lëshimi i raketës "Proton-M" me satelitin e telekomunikacionit "Astra-2E".

Pas Olimpiadës Dimërore në Soçi në Kaukazin Perëndimor "do të vendoset" popullata e leopardit të Azisë Qendrore. Rigjenerimi i tyre në natyrën e egër - punë shumë e vështirë dhe e komplikuar. Megjithatë, ky program i iniciuar nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në vitin 2009, po realizohet me sukses.

Në qytetin sirian Latakia, ku mbërriti për një vizitë miqësore anija ruse e desantit "Nikollai Filçenkov", u zhvillua një miting në mbështetje të Bashar Al-Assad dhe Vladimir Putin.

Finalja e konkursit "Miss World" do të zhvillohet në ishullin turistik indonezian Bali këtë të shtunë, pavarësisht protestave të islamistëve.

Ekuipazhi i radhës mbëriti në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Kozmonautët rusë të ekspeditës së 38-të Oleg Kotov dhe Sergei Rjazanski i pret një mision i rëndësishëm. Në nëntor, ata duhet të nxjerrin në kozmos të hapur pishtarin e Lojërave Olimpike "Soçi-2014".

"Russia Arms Expo-2013" do të zhvillohet në Nizhnij Tagill (qarku i Sverdllovskut) nga data 25-28 shtator.

Në poligonet bjelloruse filloi faza e dytë e stërvitjeve të përbashkëta të forcave të armatosura të Bjellorusisë dhe Rusisë "Perëndimi 2013". Ushtarakët po simulojnë situata të ndryshme të zhvillimit të operacioneve luftarake dhe operacioneve për garantimin e sigurisë së Rusisë dhe Bjellorusisë.

Numri i viktimave të tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë, i cili ra të martën në provincën jugperëndimore të Pakistanit Baluchistan, i tejkaloi 200 personat.

Militantët ende mbajnë pengje në qendrën tregtare Westgate në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, njoftuan të martën agjencitë perëndimore të lajmeve, duke cituar grupin "Al-Shabab", i cili mori përgjegjësinë për sulmin.

Nga 24 shtatori deri në 15 tetor të vitit 2013 në Qendrën Kombëtare të Artit Bashkëkohor në kuadër të Bienales së 5-të të Moskës do të zhvillohet projekti i veçantë "MediaDvor" (oborri mediatik), partneri informativ i të cilit është "Zëri i Rusisë".

Viktima të tajfunit "Usagi" në provincën Guangdong të Kinës Jugore janë bërë të paktën 25 persona.

Militantët, të cilët kanë marrë një qendër tregtare në kryeqytetin e Kenias, kërcënojnë të vrasin pengjet.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin vizitoi koncernin "Kallashnikov" në Izhevsk, i cili prodhon deri në 95% të armëve automatike në Rusi. Kryetari i shtetit u njoh me llojet më të reja të armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake.

Së paku 80 persona humbën jetën në Meksikë si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, të shkaktuara nga ciklonet "Ingrid" dhe "Manuel".

Autoritetet rajonale italiane janë duke luftuar për të drejtën e çmontimit të anijes së mbytur Costa Concordia.

Banorët e disa fshatrave në Ishullin indonezian Sumatra u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre pas erupsionit të vullkanit "Sinabung".

Në SHBA policia dhe shërbimet speciale po hetojnë masakrën e radhës në zemër të Uashingtonit. Viktima të tragjedisë në qendrën e Komandës së Forcave Ushtarake Detare amerikane (Navy Yard) u bënë 12 persona. Vetë sulmuesin policia e eleminoi. Ai rezultoi të ishte specialisti civil 34-vjeçar Aaaron Alexis. Autoritetet tashmë kanë deklaruar se ata nuk janë në kërkim të dikujt tjetër dhe se po përpiqen të zbardhin motivet e mundshme të kriminelit.

Të martën në mëngjes inxhinierët arritën të vendosnin në pozicionin vertikal anijen Costa Concordia, e cila u mbyt në janar të vitit 2012 pranë ishullit italian Giglio, njoftuan gazetarët autoritetet vendase.

Më 16 shtator nga stacioni i trenit i Kievit u nis për në Moskë treni i kujtesës në nder të 70-vjetorit të çlirimit të Brjanskut nga pushtuesit nazistë gjermanë. Pasagjerë të trenit Moskë-Brjansk u bënë përfaqësuesit e nderuar të organizatave të veteranëve.

Në Qendrën e aviacionit të biznesit "Vnukovo-3" u mbajt ceremonia solemne e hapjes së Ekspozitës së 8-të Jet Expo. Në ekspozitë ka më shumë se 50 stenda të kompanive që ofrojnë fluturime të aviacionit të biznesit, si dhe do të prezantohen 30 aeroplanë të prodhuesve më të famshëm të avionëve.

Më shumë se 500 trupa ushtarake të 5 vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura - Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Taxhikistani dhe Kirgistani - morrën pjesë në fazën përfundimtare të stërvitjeve të përbashkëta "Bashkësia luftarake" në qarkun jugor të Astrahanjit (Rusi). Në stërvitje u përfshinë mbi 100 njësi të pajisjeve ushtarake.

Sipas të dhënave të burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes së vendit, Rusia ka nisur në drejtim të brigjeve të Sirisë disa anije të madhe të desantit, anije të zbulimit dhe anije patrulluese.

Në Turqi shpërthyen me forca të reja demonstratat antiqeveritare.

Aparati për uljen në Tokë i anijes kozmike "Soyuz TMA-08M" me kozmonautët rusë Pavel Vinogradov, Aleksandër Misurkin dhe astronautin amerikan Christopher Cassidy zbarkoi me sukses në Kazakistan.

Niveli i ujit në lumin Amur pranë qytetit arriti deri në 9 metra dhe vazhdon të rritet. Janë përmbytur rreth 700 shtëpi, në të cilat banojnë rreth 7.700 njerëz. Pritet që përmbytja të arrijë kulmin më 11-15 shtator, kur niveli i ujit të arrijë në 9,3-9,8 metra.

Të dielën në mbrëmje në ishullin indonezian të Bali u mbajt ceremonia e hapjes së konkursit të bukurisë "Miss World 2013".

Më 7 dhe 8 shtator të vitit 2013 në Moskë u kremtua Dita e themelimit të qytetit. Kryeqyteti i Rusisë mbushi 866 vjet!

Ujërat e lumit Amur braktisën Habarovskin dhe tani janë zhvendosur në mënyrë aktive në drejtim të rajonit Komsomolsk-on-Amur. Sipas të dhënave të 6 shtatorit, niveli i ujit në rajon është rritur deri në 860 centimetra. Parashikimi është i pafavorshëm - në të ardhmen e afërt banorët e këtij rajoni i pret kulmi i përmbytjeve. Sipas të dhënave të hidrologëve, ai do të jetë në periudhën nga 11 deri më 15 shtator, kur ujërat e lumit Amur do të arrijnë nivelin 10 metra.

Shën Petersburgu pret Samitin e "G-20". Në mbrëmje pjesëmarrësit e tij do të mblidhen në Peterhof, ku ata i pret një darkë solemne dhe një shfaqje muzikore me ujë. Pas mysafirëve të forumit ju sugjerojme të drejtoheni në një shëtitje virtuale në një prej periferive më të bukura të Shën Petersburgut, e cila për nga pallatet e mrekullueshme dhe shatërvanët e rafinuar është quajtur Versaja Ruse.

Salloni Ndërkombëtar i Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013" përfundoi në Zhukovsk pranë Moskës. Përveç programit intensiv të fluturimit në kuadër të Sallonit të Aviacionit u mbajtën edhe takime të rëndësishme biznesi.

Festivali Ushtarak Muzikor "Kulla Spasskaja" (russ. "Спасская башня") u hap solemnisht më 1 shtator të vitit 2013 në Moskë. Për një javë në Sheshin e Kuq do të performojnë 1.600 muzikantë ushtarakë nga 13 vende të botës.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
3
7
8
14
15
20
21
22
28
29