×
Foto Gusht 2013

Më 30 gusht Salloni i 11-të Ndërkombëtar i teknikës së Aviacionit dhe asaj Kozmike "MAKS-2013" do të hapet për publikun e gjerë. Gjatë tri ditëve me radhë të gjithë ata që dëshirojnë do të kenë mundësi të kënaqen me fluturimet demonstruese të grupeve ruse të pilotazhit të lartë.

Gjatë zhvillimit të Sallonit të 11-të Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe asaj Kozmike "MAKS-2013", Agjencia Federale Kozmike e Rusisë - "Roskozmos" - do të ekspozojë një gamë të gjerë produktesh të destinacionit kozmik: mostra të motorëve të raketave, të aparateve kozmike dhe raketëmbajtëseve. Ndërsa momente kulminante të programit do të bëhen telekonferencat e përditshme me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN apo ISS), gjatë të cilave personat e interesuar mund t’i drejtojnë pyetjet e tyre kozmonautëve rusë.

Më 27 gusht në Zhukovskij në periferitë e Moskës u hap programi i fluturimeve demonstruese të Sallonit të 11-të Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe asaj Kozmike "MAKS-2013". Në qiellin mbi ekspozitën në fjalë u dukën grupet ruse të pilotazhit të lartë "Berkuti", "Strizhi" dhe "Kreshnikët rusë" (russ. "Беркуты", "Стрижи", "Русские витязи"), aeroplanët "T-50", "Su-30SM","Su-35S", Tu-204SM, "Tu-214ON", "IL-76" si dhe avionët civile "Superjet-100".

Në programin e biznesit të tij është parashikuar mbajtja e Kongresit të madh Ndërkombëtar të Aviacionit kushtuar rritjes së aftësisë konkurruese të industrisë së teknologjisë së lartë. Në të do të marrë fjalën Kryeministri rus Dimitri Medvediev.

Pallati perandorak i Konstantinit (Constantine Palace) në periferitë e Shën Petersburgut do të bëhet platforma kryesore e Samitit të udhëheqësve të vendeve të "G-20-ës".

Të shtunën në Sopot të Polonisë përfundoi Festivali Ndërkombëtar Top of the Top. Radiokompania "Zëri i Rusisë" ka vepruar në këtë aktivitet si partnere mediatike e Festivalit.

Salloni Ndërkombëtar i teknikës së aviacionit dhe asaj kozmike do të mbahet në qytetin periferik të Moskës - Zhukovskij nga 27 gusht-1 shtator. Programi i fluturimeve demonstruese të Sallonit të Aviacionit përfshin performancën e teknikës së aviacionit të destinacionit civil dhe ushtarak si dhe fluturimet spektakolare të grupeve të pilotazhit të lartë. Më 22 gusht pjesëmarrësit e Sallonit "MAKS" zhvilluan disa fluturime trajnuese.

22 vjet më parë, më 22 gusht të vitit 1991, simboli zyrtar i Rusisë së re u bë flamuri trengjyrësh, i cili u shfaq për herë të parë në vitin 1705. Si "baba" i Trengjyrëshit është njohur Cari rus Pjetri i Parë (Peter I): ai e skicoi me dorën e vet modelin e tij dhe përcaktoi renditjen e vijave horizontale. Flamuri rus përfaqëson në vetvete një pëlhurë të përbërë nga tre breza të barabartë horizontalë me ngjyrë të bardhë, blu dhe të kuqe. Se nga çfarë logjike u udhëhoq Pjetri i Parë në zgjedhjen e ngjyrave të flamurit, kjo mbetet një mister deri tani. Një nga interpretimet më popullore thotë se ngjyra e bardhë përfaqëson fisnikërinë, bluja - besnikërinë, ndërsa e kuqja - burrërinë.

Më shumë se 800.000 banorë të Ekaterinburgut dolën në rrugët e qytetit gjatë ditëve të fundjavës për të marrë pjesë në aktivitetet e shumta festive me rastin e përvjetorit të 290-të të qytetit të vet. Të gjithë, edhe të rriturit edhe fëmijët, gjetën në këtë atmosferë festive argëtime sipas qejfit të vet.

Më 19 gusht mbushen plot 22 vjet që nga koha e përpjekjes për grusht shteti, të ndërmarrë në Bashkimin Sovjetik (BRSS) në vitin 1991. Kjo tentativë, e cila përfundoi me disfatë të plotë, çoi në anulimin e regjimit komunist dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Në rajonin e Çeljabinsk (Chelyabinsk) përfunduan stërvitjet ushtarake ruso-kineze "Misioni i Paqes 2013". Gjatë këtij operacioni të përbashkët anti-terrorist ushtarakët rusë dhe kinezë arritën të neutralizonin një kamp të trajnimit të militantëve. Në operacion u përfshinë 1.5 mijë ushtarakë dhe rreth 250 njësi të teknikës ushtarake, duke përfshirë edhe 20 aeroplanë e helikopterë.

Më 15 gusht Ansambli arkitektonik i pallatit dhe parkut perandorak Peterhof (russ. Петергоф) kremton jubileun e vet 290-vjeçar. Saktësisht 290 vjet më parë u zhvillua ceremonia e inaugurimit të rezidencës verore të perandorëve rusë, e cila u ndërtua në bazë të planit të Carit Pjetri I (Pjetri i Madh). Shatërvanët janë krenaria e veçantë e Peterhof. Ata numërojnë në këtë ansambël plot 176 syresh.

Më 12 gusht në afërsi të Çeljabinskut (Chelyabinsk në Uralet e Jugut) përfundoi faza e radhës e stërvitjeve anti-terroriste ruso-kineze "Misioni i Paqes 2013". Gjatë veprimeve të tyre luftarake u pushtua baza konvencionale e terroristëve.

Sipas vlerësimeve paraprake, dëmi i shkaktuar nga përmbytjet anormale në rajon e Amur arriti deri në 3 miliardë rubla (rreth 100 milionë $). Përmbytja ka prekur 28 qendra të banuara, 3.500 banorë të rajonit të Amur janë evakuuar. Përveç kësaj, përmbytjet kanë shkatërruar autostradat, seriozisht janë dëmtuar 75 seksione të rrugëve, u shkatërruan 29 ura. Shirat e rrëmbyeshëm e të vazhdueshëm e komplikojnë akoma dhe më shumë situatën - niveli i ujit të lumenjve vazhdojë të ngrihet. Përmbytjet po i afrohen tani qytetit të Bllagoveshensk.

Në të gjitha kohërat anijet me vela kanë qenë objekt i admirimit të pakufijshëm, thurjes së legjendave të shumta dhe krijimit të veprave të artit. Vetëm pamja e jashtme e tyre të impresion pa masë, të ngacmon imagjinatën dhe të ndjell për udhëtime në vendet e largëta, drejt deteve të paeksploruar dhe brigjeve të panjohura. Në Rusinë bashkëkohore anijet me vela vazhdojnë të mbeten vepruese edhe sot e kësaj dite - me to kryejnë lundrime përreth botës, marrin pjesë në regata, trajnohen dhe ndërmarrin ekspedita shkencore.

Ekskluzivisht për "princat" një mjeshtër marangoz duarartë konstruktoi një pallat mbretëror prej druri në miniaturë me dritare të gdhendura, perde të kadifenjta dhe një krevat prej pelushi, që iriqët të jetojnë si mbretër.

Mijëra myslimanë dolën sot në rrugët e qyteteve të Rusisë për të kryer faljen e Namazit me rastin e Festës së Fiter Bajramit.

Më 5 gusht në kryeqytetin rus ra një shi shumë i rrëmbyeshëm i shoqëruar me stuhi, bubullima e vetëtima. Vetëm për gjysmë ore Moska u zhyt pjesërisht në ujë - u përmbytën të gjitha rrugët në qendër të qytetit. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, për 2 orë ka rënë rreth 38% e reshjeve mujore normale.

Në poligonin "Çebarkul" ("Chebarkul") jo larg Çeljabinsk-ut (Chelyabinsk) po zhvillohen stërvitjet e përbashkëta anti-terroriste ruso-kineze "Misioni i Paqes 2013". Për këtë qëllim në kryeqytetin e Uraleve Jugore kanë mbërritur 1.5 mijë ushtarakë dhe rreth 250 njësi teknike ushtarake, duke përfshirë dhe më shumë se 20 avionë e helikopterë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
7
10
11
14
17
18
20
24
25
31