×
Foto

Të hënën në Moskë starton festivali "Maslenica e gjerë", në kuadër të të cilit do të zhvillohen më shumë se 500 aktivitete të ndryshme.

Pas trazirave në Kiev për ndihmë mjekësore u drejtuan në institucionet përkatëse 445 persona, njoftohet në faqen e Internetit të Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.

Në Shën Petersburg u realizua rikonstruktimi historik i betejës në majën 3234, e cila u zhvillua nga 7 deri në 8 janar të vitit 1988. Këtë lartësi e mbrojtën me vetëmohim 39 ushtarë sovjetikë.

Skiatorja norvegjeze Marit Bjoergen u bë fituese e Lojrave Olimpike Dimërore 2014 në disiplinën e skiathlon. Medaljen e argjendtë e meritoi suedezja Charlotte Kalla, kurse atë të bronzit norvegjezia Heidi Weng.

Kampioni i parë i Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi u bë amerikani Sage Kotsenburg. Medaljen e argjendit e meritoi norvegjezi Staale Sandbech, ndërsa atë të bronzit kanadezi Mark Mcmorris.

Fiks në 20:14 me orën e Moskës në stadiumin "Fisht" në Soçi filloi ceremonia e hapjes së Olimpiadës së XXII Dimërore. Ora 20 e 14 minuta nuk është zgjedhur rastësisht, ajo simbolizon vitin e mbajtjes së Lojrave të para Olimpike Dimërore në historinë e Rusisë.

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi leopardin brenda në kafaz dhe përkëdheli grabitqarin e bukur. Kryetari i shtetit arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me kafshën, ndërsa disa gazetarë nuk e bënë dot këtë.

Për një kohë të gjatë qindra njerëz nga skaje të ndryshme të Rusisë kanë synuar për të dhënë me vetëmohim kontributin e tyre në përgatitjen e Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi për ta bërë festën kryesore dimërore të vitit 2014 sa më të larmishme dhe të paharrueshme.

Në Shën Petersburg u zhvillua prova gjenerale e paradës për nder të përvjetorit të 70-të të heqjes së plotë të bllokadës. Në motin e acartë me temperaturë -10 gradë në Shëtitoren e Nepokorennih (Shëtitorja e të Pamposhturve) parakaluan pjesëmarrësit e paradës të veshur me uniforma ceremoniale dhe historike.

Në Detin Mesdhe hyri skuadroni i anijeve aeroplanmbajtëse të Flotës Veriore të Rusisë, të cilin e prin kryqëzori i rëndë aeroplanmbajtës "Admiral Kuznjecov" (russ. "Адмирал Кузнецов").

Ujërat e smeraldta të Detit të Karaibeve ruajnë shumë mrekulli dhe mistere. Një prej tyre është ishulli i vogël i Saint-Barthélémy, të cilin shpesh e quajnë "ishulli i milionerëve".

Ekspozita e kimonove unikale të mjeshtrit të shquar tekstilist japonez Itika Kubota (jap. 久保田 一竹) është hapur në Sallën Qendrore të Ekspozitave të kryeqytetit rus "Manezh".

Mijëra rusë u mblodhën në rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve të tyre për të festuar Vitin e Ri 2014 - vetëm në qendër të Moskës e pritën ardhjen e Vitit të Ri me festime të shumëllojshme dhe shëtitje popullore rreth 50.000 njerëz.

Dy komplete regjimentesh të komplekseve raketore të mbrojtjes kundërajrore S-400 "Triumf" (russ. С-400 "Триумф") iu dorëzuan Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë në poligonin Kapustin Jar të rajonit të Astrahanit, njoftuan të enjten në shërbimin për shtyp të Holdingut "Almaz-Antej" ("Алмаз-Антей").

Në një nga sallat më të mëdha ekspozuese në Moskë u hap ekspozita e fotografive të natyrës së egër.

Shumica e të krishterëve në mbarë botën sot kremton evenimentin kryesor fetar -  festën e ndritur të Lindjes së Krishtit

Në Kremlinin e Moskës filloi të ngriçojë me gjithë madhështinë dhe bukurinë e vet Pema kryesore e Vitit të Ri e Rusisë.

Më 23 dhjetor në moshën 95-vjeçare ndërroi jetë konstruktori i shquar i armëve Mihaill Kallashnikov (Mikhail Kallashnikov), krijuesi i automatikut më të famshëm në botë ("Kallashnikov" - shkurtimisht "AK"). Sot modifikimet e shumëllojshme të legjendarit "AK-47" janë në shërbim të ushtrive të më shumë se 50 vendeve.

Në Egjipt ndodhi një shpërthim i fuqishëm para godinës së një stacioni policie në qytetin e Mansoura, në veri të Kajros. Si rezultat, janë vrarë të paktën 14 njerëz, më shumë se 100 të tjerë janë plagosur.

Kryeqyteti i Rusisë është duke u përgatitur për të mirëpritur Vitin e Ri dhe Krishtlindjet (në Rusi Krishtlindjet festohen më 7 janar, sipas Kalendarit Julian).

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2016
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2016
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31