MPJ-ja vuri në dukje se Ukraina nuk i është drejtuar Rusisë me propozime apo kërkesa për përdorimin e forcave ushtarake të Flotës ruse të Detit të Zi.

"Ministria e Jashtme e Ukrainës konfirmoi kërkesën e saj për kthimin e menjëhershëm të ushtarakëve, teknikës luftarake dhe pajisjeve ushtarake të Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse në vendet e dislokimit të tyre të përhershëm", - saktësohet në njoftimin e sipërpërmendur.