Për këtë, sipas njoftimeve të mediave, deklaroi Kryetari i qeverisë së Republikës Autonome të Krimesë, Sergei Aksenov. Se kur ekzaktësisht u arritën këto marrëveshje, nuk është e specifikuar.

Kryeministri i autonomisë njoftoi gjithashtu se situata në Krime është nën kontroll.

Sergei Aksenov më 1 mars i kërkoi Moskës të ndihmojë në ruajtjen e rendit dhe qetësisë në Gadishullin e Krimesë. Në Kremlin kanë premtuar ta marrin në konsideratë kërkesën e tij.