Madje më tepër se kaq, Sergei Aksenov njoftoi se do të rivërë përkohësisht nën varësinë e vet të gjitha strukturat ushtarake të Krimesë, duke e shpjeguar vendimin e tij me faktin e prezencës në territorin e autonomisë të grupeve të paidentifikuar të armatosura dhe njësive të teknikës ushtarake.

Përveç kësaj, Kryeministri vuri në dukje se të premten Kievi ka shkelur marrëveshjen mbi palejueshmërinë e emërimit të krerëve të dikastereve ushtarake pa bashkërendimin e kandidaturave të tyre me Këshillin e Lartë të Krimesë dhe pa pëlqimin e tij.