"Unë ndodhem tani në Rostov, sepse jo larg prej Rostovit jeton një miku im i vjetër. Dhe unë erdha tek ai për të gjetur strehim për njëfarë kohe", - tha Janukoviç të premten në konferencën për shtyp në Rostov-mbi-Don.

Përveç kësaj, pyetjes - nëse është takuar ai me Presidentin rus Vladimir Putin gjatë kohës së qëndrimit të tij në Rusi? - Janukoviç iu përgjigj se nuk është takuar, "por ka folur në telefon me të".