"Unë u drejtohem të gjithë banorëve të Krimesë me lutjen për të mos lejuar gjakderdhjen dhe përçarjen ndëretnike. Si president aktual i Ukrainës dua të deklaroj se Krimea duhet të mbetet medoemos pjesë e shtetit ukrainas, duke ruajtur një autonomi të gjerë", - deklaroi Janukoviç.

Ndërkohë, Ukraina i ka propozuar Rusisë për të mbajtur konsultimet në lidhje me zhvillimet në Krime, por Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse deklaroi se Moska nuk sheh ndonjë domosdoshmëri për këtë.