Në rastin e konfirmimit zyrtar të informacionit mbi qëndrimin e Janukoviç në territorin e Federatës Ruse do të shtrohet çështja për ekstradimin e tij, njoftohet në faqen e Internetit.

Prokuroria e Përgjithshme rikujtoi se më parë Departamenti Qendror i Hetimit e shpalli Viktor Janukoviç të dyshuar "në organizimin e vrasjes së qëllimshme në masë të njerëzve, të kryer me marrëveshje paraprake nga një grup personash, si dhe abuzimin me pushtetin dhe plotfuqishmëritë e veta zyrtare".