"Atë spektakël, që u luajt në Parlament me ushtrim dhune ndaj deputetëve, unë nuk mund ta quaj kurrsesi impiçment dhe aq më tepër ta pranoj atë. Unë nuk do ta njoh kurrë këtë", - deklaroi Janukoviç.

Më parë Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Olivier Bailly, deklaroi se ai e njohu qeverinë e re të Ukrainës pasi ajo është miratuar nga Parlamenti i vendit.

Nga ana e vet Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse ka deklaruar se nuk ka kontaktuar ende me qeverinë e re ukrainase.