Sipas fjalëve të Pushkov, Parlamenti i Ukrainës e kupton për mrekulli se populli e vë në dyshim legjitimitetin e vendimeve të tij. Ligjet e reja "janë miratuar në nxitim e sipër", kurse shkarkimi nga pushteti i Viktor Janukoviç është bërë nën pretekste të trilluara, mendon ai.

Të premten Kievi iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së me kërkesën për thirrjen e një takimi urgjent, monitorimin e situatës në Krime dhe marrjen e masave në rast të shkeljes së sovranitetit të kësaj Republike Autonome.