Demonstruesit nga popullata rusisht-folëse kundërshtonin ndryshimin e pushtetit në vend, përfaqësuesit e tartarëve të Krimesë shpreheshin në mbështetje të Majdanit. Si rezultat konfrontimi në masë shkallëzoi në përleshje dhe shtypje të njerëzve në mes të turmës. Janë lënduar 30 persona.

Rreth njëqind vetë vazhdojnë të qëndrojnë akoma përpara godinës së Këshillit të Lartë të Krimesë. Ata bëjnë thirrje për mbajtjen e një referendumi mbi fatin e ardhshëm të Gadishullit të Krimesë. Njerëzit ndezin zjarre dhe ngrenë barrikada.