Sipas fjalëve të tij, zaptuesit e godinave janë të armatosur me armë automatike dhe mitrolozë.

Kryeministri i Krimesë Anatoli Mogiljov u përpoq për të negociuar me personat që kanë zaptuar ndërtesën e Këshillit të Ministrave të Krimesë dhe atë të Këshillit të Lartë të autonomisë. Por këto negociata nuk u kurorëzuan me sukses.

Prokuroria e Ukrainës ka hapur tashmë procedurën penale në bazë të nenit "Akt terrorist" në lidhje me zaptimin e ndërtesave të Këshillit të Lartë dhe Këshillit të Ministrave të Krimesë.