"Një grup gazetarësh po hynte në Parlament. Personat që zaptuan godinën fillimisht shpërthyen granatën dhe më pas filluan të bërtisnin: Largohuni që këtej, përndryshe do të hapim zjarr me armë! Brenda Parlamentit ndodhet, të paktën, një snajper", - tregoi gazetarja e një kanali televiziv ukrainas.

Të enjten në mëngjes godinat e Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave të Krimesë u zaptuan nga persona të armatosur. Mbi këto dy ndërtesa janë ngritur flamuj rusë. Në mbarë Gadishullin e Krimesë po formohen në mënyrë spontane njësitë e vetëmbrojtjes, të cilat nisen menjëherë drejt Simferopolit.