"Në adresën time dhe në adresë të shokëve të mi të mendimit po tingëllojnë aktivisht kërcënimet për larjen e hesapeve me ne. Jam i detyruar t’i kërkoj autoriteteve të Federatës Ruse që të më garantojnë mua sigurinë personale nga veprimet e ekstremistëve", - thuhet në deklaratën e Viktor Janukoviçit.

Viktor Janukoviç mendon se marrëveshja e nënshkruar në Kiev më 21 shkurt mes tij dhe liderëve drejtuesve të opozitës ukrainase për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, në prani të partnerëve të nderuar perëndimorë, nuk u përmbush, thuhet në mesazhin e tij drejtuar popullit ukrainas.

Viktor Janukoviç njoftoi se nuk e ka urdhëruar ushtrinë e Ukrainës për të ndërhyrë në ngjarjet e brendshme vijuese politike në vend dhe nuk po e urdhëron atë as tani për ta bërë këtë, theksohet në mesazhin e tij.

"Në qoftë se ndokush do të dëshironte t’i jepte urdhëra të tilla forcave të armatosura dhe strukturave të garantimit të sigurisë, atëhere deklaroj se urdhëra të tilla do të ishin të paligjshme, kriminale", - thuhet në deklaratën e Viktor Janukovit.

Ukraina Juglindore dhe Krimea nuk e pranojnë anarshinë e plotë në vend. Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç e quan "paligjësi të vërtetë" situatën kur udhëheqësit ukrainas zgjidhen nga turma, dhe është plotësisht i bindur se atë e mbështesin në jug-lindje të Ukrainës dhe në Krime.

"Tani po bëhet krejtësisht evidente se popullsia në jug-lindje të Ukrainës dhe në Krime nuk e pranon anarshinë dhe mungesën faktike të ligjësisë në vend, kur krerët e ministrive zgjidhen prej turmës në shesh", - thuhet në deklaratën e Viktor Janukoviçit.