Para ndërtesës janë mbledhur rreth 7.000 njerëz, ata marrin pjesë në dy tubime. Ata hedhin me zë të lartë parullat: "Krimea nuk është Rusi", "Ukraina, Ukraina". Midis tyre ka shumë mbështetës të Mexhlisit të popullit Tartar të Krimesë.

Pjesëmarrësit e tubimit tjetër, nën flamujt e Rusisë dhe të Krimesë, thërrasin "Rusia, Rusia". Prej turmës fluturojnë shkopinj dhe gurë.

"Situata është shumë shqetësuese", - njofton shërbimi për shtyp i parlamentit të Krimesë.