Në këtë Ministri theksuan se ky është çmimi më i ulët në krahasim me vendet fqinje në lidhje me kontratat afatgjata me "Gazprom". Madje më tepër se kaq, çmimi i ri është më i ulët se çmimet ekzistuese të gazit të lëngshëm natyror. Marrëveshja e arritur, shpjeguan në dikasterin grek, do të thotë se konsumatorëve gjithashtu do t’u bëhen ulje të ndjeshme gjatë shitjes së gazit.