Mysafirët e paftuar përbëjnë një kërcënim serioz për mjedisin e shtetit: këto hardhuca hanë zogjtë, vezët, kafshët e vogla si dhe bimësinë përreth.

Në total ekzistojnë gjashtë subspecie të familjes Tupinambis teguixin, katër nga të cilat janë parë në Florida. Midis tyre janë edhe më të mëdhatë - hardhucat bardhë e zi, gjatësia e të cilave arrin deri në 1.4 metra, kurse pesha - 5 kilogramë. Përveç se janë gjithëçkangrënëse dhe lëvizin me shpejtësi të madhe, ato dhe notojnë për mrekulli. Hardhucat Tupinambis teguixin shtohen me shpejtësi në kushtet e klimës së ngrohtë të Floridës - gjatë një pjelljeje një hardhucë e tillë bën deri në 36 vezë.