Për këtë u tha sot gazetarëve i Ngarkuari i përkohshëm me plotfuqishmëritë e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës Oleg Mahnickij.

"Janukoviç është shpallur person në kërkim. Neni që i inkriminohet atij - Vrasje në masë e njerëzve me rrethana rënduese", - deklaroi ai.

Sipas fjalëve të Oleg Mahnickit, është lëshuar urdhri nga gjykata për arrestimin dhe sjelljen e Viktor Janukoviçit përpara gjyqit".

Mahnickij njoftoi gjithashtu se është shpallur i kërkuar edhe ish-Prokurori i Përgjithshëm Viktor Pshonka.