Sipas fjalëve të Vladimir Putin, kritikat e mediave të huaja që ishin të angazhuara me pasqyrimin e Olimpiadës, kanë prekur shumëkënd, por propaganda nuk ia arriti dot qëllimeve të saj.

Deshifrimi i intervistës, që i dha Vladimir Putin gazetarëve të Kanalit të Parë, VGTRK, NTV dhe RBK pas përfundimit të Olimpiadës në Soçi, u postua të martën në mëngjes në faqen e Internetit të Kremlinit.

Në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi ekipi kombëtar rus zuri vendin e parë në kualifikimin e përgjithshëm ekipor jozyrtar, duke fituar 13 medalje të arta, ndërsa gjithsej 33 medalje.