"Në rast se Krimea do t’i drejtohet Rusisë me kërkesën për bashkimin me të, atëhere Rusia do ta marrë shumë shpejt në konsideratë këtë çështje", - ka shkruar në lidhje me këtë gazetari nga Simferopoli Oleg Krjuçkov.

Leonid Slluckij nuk e ka konfirmuar këtë informacion, por theksoi megjithatë se masat për mbrojtjen e popullsisë rusisht-folëse të Ukrainës do të zhvillohen në të ardhmen e afërt.

"Duhet kuptuar se ne nuk do t’i braktisim vëllezërit tanë në Ukrainë", - tha deputeti.