"Ne jemi në dijeni të propozimeve të bëra për ndalimin në territorin e Ukrainës të transmetimit të kompanive të atyre vendeve që nuk janë pjesëmarrëse të Konventës Evropiane për Transmetimin. Rusia nuk është pjesë e kësaj Konvente, por kjo nuk na pengon aspak ne për të transmetuar në të gjithë Evropën, në çdo vend të BE-së. Nëse vendimi për ndalimin e transmetimit do të merret në Ukrainë, atëhere kjo do të jetë një shkelje mjaft serioze e lirisë së fjalës", - tha Sergei Lavrov.