Në veçanti, për moskovitët dhe mysafirët e kryeqytetit do të pjekin më shumë se 60.0000 palaçinka (krepë) si dhe do të bëjnë një tortë gjigande me petë tigani me peshë 450 kilogramë. Numri i llogaritur i krepave të nevojshëm për tortën do t’i tejkalojë të 4000 copët.

Festivali do të mbahet nga 24 shkurti deri më 2 mars. Sheshe kryesore të zhvillimit të tij do të bëhen parqet urbane, zonat e këmbësorëve dhe praktikisht të gjitha institucionet kulturore.

Maslenica është festa e funddimrit (e përcjelljes së dimrit, e fillimpranverës), e cila shoqërohet me shëtitje e lojëra masive popullore, djegien e dordolecit - simbol të dimrit, me karnavale dhe aktivitete të shumëllojshme.