Pulla në fjalë do të jetë e llojit të koleksioneve. Pamja e saj tashmë është miratuar. Në të njëjtën mënyrë, me shenja kujtimi, do të nderohen në 2015 edhe këngëtari legjendar amerikan Elvis Presley dhe drejtuesi i programit të mirënjohur televiziv "Tonight Show" Johnny Carson.

Steve Jobs ishte Drejtor i Përgjithshëm dhe bashkë-themelues i Apple. Ai ndërroi jetë në tetor të vitit 2011 nga komplikimet e shkaktuara prej kancerit pankreatik. Në vitin 2015 Jobs do të kishte mbushur 60 vjeç.