Sipas mendimit të krionistëve (cryonicists), trupi i ngrirë para fillimit të dekompozimit mund të vendoset në anabiozë (lat. anabiosis - rigjallërim pas vdekjes aparente). Ai do të vazhdojë të ruhet në këtë formë deri në momentin kur shkencëtarët të jenë në gjendje për të ringjallë të vdekurit. Sipas vlerësimit të punonjësve të kompanisë, ajo do të bëhet e mundur në dekadat e ardhshme.

Shkenca zyrtare e hedh poshtë këtë mendim, por në aspektin e respektimit të ligjit aktiviteti i kompanisë është plotësisht i ligjshëm: ajo u ofron klientëve informacion të vërtetësishëm në lidhje me veprimtarinë e vet dhe perspektivat e ringjalljes.