Në dhjetor të vitit të kaluar Kryekomandanti i Forcave Ushtarake Ajrore ruse, Gjeneral Leitnant Viktor Bondarev, tregoi se dërgesat në seri të gjuajtësit të brezit të pestë në trupat ajrore do të fillojnë në vitin 2016. Ai nuk përjashtoi se Forcat Ushtarake Ajrore ruse mund t’i marrin "T-50" madje edhe para afatit, në qoftë se "do të zhvillohen më shpejt testet e fluturimit të këtij gjuajtësi".