Në transmetimin direkt të kanalit televiziv ukrainas UBR Viktor Janukoviç deklaroi se do të bëjë gjithçka të mundur për të shmangur gjakderdhjen e mëtejshme. Ai u tha gjithashtu gazetarëve se Vladimir Ribak (Volodimir Rybak), i cili shkroi kërkesën për dorëheqje nga posti i Kryetarit të Verhovnaja Rada, është rrahur keq. "Atë e rrahën. Ai u nis për tek unë. Gjatë rrugës automobili i tij u qëllua me armë zjarri. Ai mu lut që ta pranoj në vendqëndrimin tim. Unë e prita atë dhe më pas e nisa për në Donetsk për trajtim mjekësor", - tha Viktor Janukoviç në intervistën e vet televizive.