Të premten Verhovnaja Rada e Ukrainës bëri disa amendamente në ligjislacionin e vendit, hyrja në fuqi e të cilave do të çonte në lirimin e Julia Timoshenko, por ligji përkatës nuk është nënshkruar nga Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç. Formati i rezolutës lejon, sipas versionit të udhëheqjes aktuale të Verhovnaja Rada, të bëhet edhe pa nënshkrimin e Presidentit.
Parlamenti ukrainas miratoi vendimin mbi lirimin e Julia Timoshenko

Ish-Kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko. Foto: EPA
Zëri i Rusisë Deputetët e parlamentit ukrainas në takimin e së shtunës miratuan vendimin për lirimin e ish-Kryeministres së dënuar të Ukrainës Julia Timoshenko (Yulia Tymoshenko). Sekretari i shtypit i ish-Kryeministres deklaron se Timoshenko është liruar tashmë nga burgu.