Përveç zgjedhjeve të parakohshme presidenciale, Janukoviç ka deklaruar gatishmërinë e tij për t'u rikthyer në Kushtetutën e vitit 2004, e cila do të çojë në rishpërndarjen e plotfuqishmërive pushtetore në favor të kryeministrit dhe parlamentit.

"Deklaroj publikisht se po inicioj zgjedhjet e parakohshme presidenciale. Unë po inicioj gjithashtu rikthimin tek Kushtetuta e vitit 2004 me rishpërndarjen e kompetencave në drejtim të një republike parlamentare", - thuhet në deklaratën e Presidentit të vendit që është publikuar në faqen e tij në Internet.