"Udhëheqësit e shteteve demokratike nuk mund të rrijnë e të bëjnë sehir duarkryq se si diktatori gjakatar po vret popullin e vet. Qeveria me vetëdije të plotë organizoi me qëllim provokimin për të shpërndarë me dhunë e gjakderdhje Majdanin dhe për të asgjësuar protestat e aktivistëve", - deklaroi Klitschko për gazetarët gjermanë.

Ish-kampioni i boksit e ka akuzuar Presidentin Viktor Janukoviç (Yanukovych) për "krime kundër njerëzimit".

Në Kiev Vitali Kliçko (Klitschko) vazhdon të kërkojë negociata me Presidentin Janukoviç, ndërsa në Perëndim në mënyrë të hapur deklaron mbi domosdoshmërinë e intervencionit në Ukrainë.