Sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, veçanërisht i lartë është probabiliteti i përdorimit të eksplozivëve të tillë në fluturimet ndërkombëtare që drejtohen për në Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni u ka kërkuar transportuesve ajrore për t’i kushtuar një vëmendje të veçantë kontrollit personal të udhëtarëve.

Ky është paralajmërimi i dytë i qeverisë amerikane gjatë disa javëve të fundit në lidhje me përpjekjet e mundshme të realizimit të ndonjë sulmi terrorist në bordin e avionit.