"Unë do t’i them atij (Presidentit të Ukrainës Viktor Janukoviç) se ai duhet të ndalojë dhunën, që është krejtësisht e papranueshme, dhe se ne jemi duke u përgatitur sot për të vendosur sanksione kundër atyre që janë përgjegjës për ushtrimin e dhunës", - deklaroi Fabius në intervistën e vet dhënë Radio Evrope 1.
Ministri i Jashtëm francez njoftoi Presidentin Janukoviç mbi vendosjen e sanksioneve kundër Ukrainës

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius. Foto: EPA
Zëri i Rusisë Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, deklaroi të enjten se Bashkimi Evropian po përgatitet të vendosë sanksione kundër Ukrainës.