Peskov theksoi se Kremlini ndjek me vemendje të përqendruar zhvillimin e ngjarjeve në Kiev.

Ndërkohë, administrata e Kievit mori vendimin për të mbyllur 30 shkolla dhe 30 kopshte fëmijësh, të cilat ndodhen në afërsi të epiqendrës së përleshjeve në qendër të kryeqytetit.

Përveç kësaj, në perëndim të Ukrainës protestuesit kanë zaptuar godinat e administratave rajonale dhe po sulmojnë ndërtesat e strukturave ushtarake. Në lindje të vendit aksionet modeste të protestës të opozitës shtypen nga vetë qytetarët. Autoritetet rajonale kërkojnë prej autoriteteve qendrore vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.