Videoja, e cila zgjat rreth gjysmë minute, tregon banakun e barit, pranë të cilit herë shfaqet dhe herë zhduket një siluetë njeriu. Fenomeni shoqërohet me dridhje, vezullime të lehta drite në cepin e pabit. Regjistrimi është bërë në natën e 14 shkurtit të vitit 2014.

Pabi Ye Olde Man and Scythe është përmendur për herë të parë në vitin 1251. Besohet se në këtë pab jeton fantazma e James Stanley, Kontit të shtatë Derby (seventh Earl of Derby), të cilit i prenë kokën në vitin 1651 gjatë hyrjes në këtë lokal.