Filmi do të rrëfejë për rock grupin muzikor nga Jeruzalemi. Muzikantët e një grupi të trilluar muzikor janë fansa të "Deep Purple". Sipas subjektit të filmit, ata përpiqen t’i bindin idhujt e vet për të marrë pjesë në një koncert të përbashkët me ta.

Dihet tashmë se vokalisti i grupit "Deep Purple" Ian Gillan dhe basisti Roger Glover do të shfaqen në serinë e fundit të filmit "Atlantiku", dhe të dy ata do të kenë role me replika.

Xhirimet do të zhvillohen më 22 dhe 23 shkurt. Në këto ditë grupi "Deep Purple" do të japë dy koncerte në Jeruzalem.