Në tribunë dhe në presidium ndodhen rreth 50 deputetë të këtyre fraksioneve opozitare. Siç shpjeguan për gazetarët udhëheqësit e fraksioneve opozitare "Batkivshina" ("Atdheut") dhe "Svoboda" ("Liria"), respektivisht Arseni Jacenjuk (Arseny Yatsenyuk) dhe Oleg Tjagnibok (Oleg Tyagnibok), opozita përpiqet të pengojë në këtë mënyrë fillimin e mbledhjes për shkak të faktit se aparati i Verhovna Rada refuzon të regjistrojë vendimin e tyre për rivendosjen e veprimeve të Kushtetutës në redaktimin e saj të vitit 2004.